Juventus i vihet pas yllit të Romës

18:03 | 20 Shkurt 2022

Juventus po planifikon të transferojë mesfushorin e Romës, Nicolò Zaniolo në merkaton e verës, zbulon Calciomercato.

22-vjeçari është nën kontratë në Stadio Olimpico deri në vitin 2024, por agjenti i tij u ka thënë zyrtarëve të Bianconerëve se një zgjatje e mundshme ende nuk është diskutuar,përcjell ORAinfo.

Juve mund të përpiqet të përfitojë nga pasiguria që rrethon të ardhmen e Zaniolo-s duke i ofruar atij një marrëveshje në Allianz Stadium, me Massimiliano Allegrin një admirues të zjarrtë të italianit./ORAinfo/

Komento: