Juventus ia bën “bajat” Barcelonës, po e rrëmben yllin 70 milionësh

00:00 | 22 Dhjetor 2018

Juventusi po ndjek dhe dëshiron ta transferojë yllin e Ajaxit, Matthijs De Ligt, i cili thuhet se është një objektiv i transferimit në Barcelonë, raporton Tuttosport përcjell ORAinfo.

19-vjeçari ka fituar çmimin Golden Boy të këtij viti dhe mbrojtësit e Juventusit ,Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli thuhet se janë udhëzuar ta provojnë dhe ta bindin atë të bashkohet me klubin gjatë ceremonisë në Torino.

Megjithatë, holandezi ka qenë prej kohësh një objektiv për Barcelonën, ndonëse përfaqësuesit e Juventusit shpresojnë që një tarifë prej 75 milion euro plus sulmuesi i ri Moise Kean do të jetë i mjaftueshëm për të arritur marrëveshjen./ORAinfo/

Komento: