Juventus ia merr rivalit të saj nga Seria A, yllin e skuadrës

14:46 | 05 February 2019

Juventusi po dëshiron që ta përforcojë mbrojtjen duke kërkuar një lojtar që ta transferojë në këtë sezon.

Juventus është duke u përballur me një situatë të vështirë në këtë sezon, pasi leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini janë të lënduar.

‘Zonja e Vjetër’ nuk dëshiron që të kalojë më në këtë situatë, andaj po tenton ta transferojë mbrojtësit e Genoas, Cristian Romero, përcjell lajmi.net.

Sipas Goal.com, Juventusi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin, ndërsa transferimi i tij mund të ndodhë me 1 qershor.

Torinasit do të paguajnë 30 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij nga Genoa.

Komento: