Juventusi i bashkohet garës për Berardin, italiani shihet si zëvendësues i Di Marias.
Angel Di Maria është larguar nga Juventusi pas vetëm një viti qëndrim në Allianz Stadium.
Sulmuesi argjentinas ka lënë hapësira në krahun e djathtë dhe Zonja e Vjetër është duke kërkuar një futbollist për ta mbuluar boshllëkun e lënë nga Di Maria.
Emri i ri në listën e torinezëve është Domenico Berardi, një futbollist që edhe më parë ka qenë pjesë e Juventusit.
28-vjeçari ishte blerë nga Zonja e Vjetër në vitin 2013, por qëndroi te Sassuolo si i huauzar dhe nuk kishte luajtur kurrë për gjigantin italian.
Zonja e Vjetër në fillim të javës së ardhshme pritet të takohet me drejtuesit e Sassuolos për të biseduar për të ardhmen e Berardit.
Skuadra zigjelbër e vlerëson reprezentuesin italian 30 milionë euro, shumë që Juventusi synon ta ulë për disa miliona.
Vet Berardi është shprehur i gatshëm për një lëvizje nga Sassuolo dhe synon të nis një aventurë të re, ku ai kërkohet edhe nga Lazio, Roma dhe Milani.