Juventus-Inter, publikohen formacionet zyrtare, nuk mungojnë befasitë

19:57 | 07 Dhjetor 2018

Derbi Italisë do të fillojë në më pak se një orë. Interi do të zbresë në fushë me synimin për t’i shkaktuar humbjen e parë bardhezinjve në këtë sezon dhe për të hapur luftën për titull. Juventus, nga ana tjetër, do të kërkojë fitoren për të thelluar diferencat me ndjekësit.

Këto janë formacionet zyrtare të dy ekipeve:

JUVENTUS: (4-3-1-2) Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, De Sciglio; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukic, Ronaldo.

INTERI: (4-3-3) Handanovic; Vraljko, Skriniar, De Vrij, Asamoah; Gagliardini, Brozovic, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic.

Komento: