Juventus ka gati ofertën 40 milionëshe për yllin argjentinas

21:52 | 08 Nëntor 2020

Juventus ka përgatitur 40 milionë euro për përforcimin e dimrit.

Juventusi nuk e filloi sezonin në mënyrën më të mirë në Serie A dhe pas shtatë raundeve ata kanë katër barazime.

Trajneri Andrea Pirlo tashmë është nën presion, prandaj ai kërkoi nga drejtuesit që ta forcojnë ekipin në afatin kalimtar të dimrit.

Mediat italiane raportojnë se shënjestra e parë e “Bianconerëve” është Rodrigo de Paul nga Udinese.

Argjentinasi dëshiron të ndryshojë mjedisin, kështu që të dy klubet tashmë kanë hyrë në kontakt sepse ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Kostoja e transferimit pritet të jetë 40 milionë euro, dhe klubet po negociojnë se sa shumë do të paguhet përmes bonuse.

Komento: