Juventus ka gati super ofertën për yllin brazilian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Juventus ka gati super ofertën për yllin brazilian

21:36 | 16 Maj 2019

Juventusi synon rikthimin e Marquinhos në Serie A.

Mbrojtësi brazilian Marquinhos mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.

Është kampioni i ri i Italisë, Juventus që ka shprehur interesim për transferimin e Marquinhos.

Gazeta e madhe italiane Tuttosport ka raportuar se tanimë Juventusi ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit.

Zonja e Vjetër është një kërkim të një qendërmbrojtësi dhe duket se ideali është Marquinhos.

Marquinhos dhe Thiago Silva. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 55 milionë euro për transferimin e Marquinhos.

25-vjeçari është pjesë e parisienëve që nga edicioni 2013/14 kur iu bashkua klubit francez nga Roma.

Reprezentuesi brazilian ka kontratë me kampionët e Francës deri në verën e vitit 2022.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!