Goditje për Scudetto: Juventus ka gati transferimin 55 milionësh.
Juventus transferon yllin e Serie A për 55 milionë euro.
Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Juventusi që kërkon të përforcojë repartin e mesfushës.
Teun Koopmeiners është një nga mesfushorët më në formë për momentin në elitën e futbollit italian Serie A.
Mesfushori holandez është duke kaluar formë të shkëlqyer me fanellën e Atalantës dhe largimi i tij nga ky klub duket shumë i mundshëm në janar.
25-vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar edhe tre gola e duke asistuar në katër të tjerë.
Juventusi është skuadra favorite për të nënshkruar me mesfushorin holandez, me Zonjën e Vjetër që kanë nevojë të madhe të transferojnë një mesfushor.
Nicolo Fagioli është i suspenduar, njësoj edhe Paul Pogba dhe Max Allegri i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron të nënshkruajë me Koopmeiners.
Megjithatë transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Atalanta e vlerëson yllin e saj rreth 55 milionë euro.
Gjithsesi bardhezinjtë synojnë që të përfshijnë në marrëveshje ndonjë futbollist të ri në mënyrë që çmimi i tij të zbritet nga bergamaskët.
Në garë për mesfushorin holandez është edhe skuadra e madhe angleze Liverpool.