Juventusi fiton edhe si mysafir ndaj Freiburgut, kalon në çerekfinale.
Juventusi ka shënuar fitore ndaj Freiburg me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/16 të Ligës së Evropës.
Ndeshja nisi me një rast të mirë për Freiburgun, me Mattias Ginter që rrezikoi i pari në minutën e 23-të, por pa sukses.
Juventusi shënoi në minutën e 28-të me Dusan Vlahovicin, por goli u anulua për pozitë jashtë loje pasi u shikua nga VAR.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë Juventusi fitoi penallti, ndërsa Freiburgu mbeti me një lojtar më pak, pasi Manuel Gulde u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Vlahovic që shënoi për 1-0.
Në pjesën e dytë, Juventusi menaxhoi rezultatin, pasi që kishte marr fitore me rezultat minimal edhe në ndeshje e parë.
Krejt pa u mbyllur ndeshja, Federico Chiesa që u fut në lojë në minutat e fundit, shënoi për 2-0.
Me këtë fitore, Zonja e Vjetër kalon në mesin e tetë skuadrave më të mira në Ligën e Evropës.