Juventusi mposht Monzan falë magjisë së Chieasas, kalon në çerekfinale.
Juventusi ka shënuar fitore ndaj Monzas me rezultat 2-1 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Zonja e Vjetër e nisi mirë takimin, duke patur rast të shkëlqyer në minutën e pestë me Nicolo Fagiolin, por italiani nuk shënoi.
Menjëherë pas tre minutash erdhi goli i epërsisë, kur harkimin e Weston McKennie e ktheu në shënim Moise Kean për 1-0.
Por Monza barazoi në minutën e 24-të, me Mattia Valotin që u gjend më së miri në zonë për të shënuar me kokë për 1-1.
Juventusi kishte disa raste në pjesën e parë, por nuk arriti të kthejë epërsinë.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë doli Federico Chiesa, që më një aksion individual kaloi tre kundërshtarë për të shënuar gol të bukur për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Juventusi kaloi në çerekfinale ku do të takohet me Lazion.