Juventus ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Schalkes, Weston McKennie.
Amerikani ateroi vetëm dy ditë më parë në Torino për t’i kompletuar testet mjekësore dhe tashmë është konfirmuar transferimi i tij.
McKennie do të huazohet te Juve, me një opsion ku blerja e tij bëhet obligative nëse luan 60 për qind të ndeshjeve në edicionin që po vjen.
Kjo është ‘goditja’ e parë nga trajneri Andrea Pirlo, megjithatë Bardhezinjtë më herët kanë zyrtarizuar edhe blerjen e Arthur Melo nga Barcelona.