Juventus konfirmon trajnerin për sezonin e ri

10:27 | 21 July 2020

Konfirmohet trajneri i Juventusit për sezonin e ri.

Juventus nuk planifikon ndryshime në postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Maurizio Sarri nuk rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit në Juventus.

Drejtori sportiv, Fabio Paratici ka konfirmuar se Sarri do të jetë në drejtim të ekipit edhe në edicionin e ardhshëm.

“Ne kemi qeshur me spekulimet në media në javën e fundit”, tha Paratici për “Sky Sport”, transmeton lajmi.net.

“Sarri do të jetë trajner i Juventusit në sezonin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Sarri spekulohej se rrezikon shkarkimin nga Juventus pas serisë prej tri ndeshjeve pa fitore në Serie A që u ndërpre mbrëmë me fitoren 2:1 ndaj Lazios.

Komento: