Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona.
Juventus po ashtu janë vënë pas yllit që dëshiron largimin nga Barcelona, Leo Messi, shkruan L’Equipe, derisa dëshirojnë të krijojnë një superskuadër me Cristiano Ronaldon
Messi i ka thënë Barçës se ai dëshiron që të largohet këtë verë dhe ka cituar një nën te kontratës së tij që e lejon atë të largohet i lirë edhe pse data ka skaduar por sezoni ka zgjatur shkaku i pandemisë.
Megjithatë, Blaugrana qëndron në kontratën e tanishme e cila skadon në qershor të vitit 2021 dhe raportohet që Presidenti Josep Maria Bartomeu ka refuzuar që të takohet me Messi që ta diskutojë zgjatjen e saj.
Beteja ligjore është rrugës, me disa klube që janë gati për ta marrë atë dhe të përfitojnë nga situata.
Shumica pajtohen që Manchester City janë favorit për shkak të prezencës se Pep Guardiolës dhe fuqisë financiare, kurse pas tyre janë Inter dhe Paris Saint-Germain.
Sipas L’Equipe, Juventus ka bërë një “afrim diskret” tek babai i Messi, Jorge, i cili kohëve të fundit ka blerë një apartament luksoz në Milano.
Sigurisht ata po tentojnë që rivalët e përjetshëm Messi dhe Ronaldo të luajnë për një ekip.
Megjithatë, Juve ka shumë punë për të bërë,. Duhet të zvogëlojë pagat fillimisht dhe mandej të përvojë ta bëj këtë lëvizje të rrezikshme.