Juventus me fitore bindëse ndaj Bolognas

23:05 | 02 October 2022

Juventus ka fituar tri pikët në shtëpi.

Skuadra e Juventus është kthyer te fitorja, duke mposhtur Bolognan me rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net.

‘Zonja e vjetër’ kaloi në epërsi në minutën e 24′, me golin e realizuar nga Filip Kostic. Me këtë gol u vendos fati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Juve dyfishoi epërsinë me lojtarin Dusan Vlahovic, i cili rrjetën e gjeti në minutën e 59′.

Rezultati final u vendos nga sulmuesi polak, Arkadiusz Milik. Polaku shënoi në minutën e 62′.

Me fitoren e regjistraur sonte, Juventus shkon në 13 pikë për pozitën e shtatë. Bologna mbetet me 6 pikë në pozitën 17.

Komento: