Juventus me fitore bindëse ndaj Bolognas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventus me fitore bindëse ndaj Bolognas

15:48 | 24 Janar 2021

Juventus ka shënuar fitore 2:0 ndaj Bolognas.

Juventusi ka arritur të shënojë fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Bolognas në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Arthur Melo realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 15-të, e që ishte edhe rezultati i pjesës së pare.
Në të dytën pamë po ashtu një gol. Amerikani McKennie e vulosi fitoren e “Zonjës së Vjetër”.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e katërt, shtatë më pak se lideri, Milani.

Kujtojmë se Juventusi e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Komento: