
Klubi i Juventus është siguruar që t’i urojë fat lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, para përballjes me Austrinë në kuadër të ndeshjeve të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Ata i kanë uruar Zhegrovës shumë fat për ndeshjen përballë Austrisë, që do të luhet sonta në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Insajderi.
“I urojmë shumë fat Edon Zhegrovës në ndeshjen e Kosovës kundër Austrisë!”, thuhet në postimin e Juventus.
Zhegrova ishte golashënuesi i vetëm nga ana e Kombëtares së Kosovës përballë asaj të Austrisë në ndeshjen që e luajti si mysafir. Ai shënoi nga pika e bardhë në ndeshjen që përfundoi 3-1 në të mirë të austriakëve.

Kosova ka barazuar përballë Izraelit dhe ka fituar kundër Irlandës, duke u radhitur kështu e dyta në grup me katër pikë, pas Austrisë e cila ka shtatë pikë.
