Juventus me ofertë prej 50 milionë euro për Moratan, refuzohet nga Atletico Madrid

15:23 | 10 September 2020

Atletico Madrid refuzon 50 milionë euro nga Juventus për Moratan.

50 milionë euro. Kjo është shuma që Juventusi i ka ofruar Atlético Madridit për të marrë shërbimet e Alvaro Moratas këtë sezon.

Një ofertë kjo e refuzuar në zyrat e “Ëanda Metropolitanos”, ku vazhdojnë t’i referohen klauzolës së largimit prej 150 milionë eurosh.

Një shumë që, logjikisht, italianët nuk mund ta shpenzojnë në një treg të tronditur fort nga kriza e shkaktuar nga Covid-19.

Në fakt, oferta e “Zonjës së Vjetër” nuk mbulon as shpenzimin që bënë bardhekuqtë këtë verë, për ta blerë përfundimisht nga Chelsea (55 milionë euro).

Prandaj, përkundër faktit që sulmuesi nuk do ta shihte me sy të keq opsionin e kthimit në Torino (ku ka lënë mbresa pozitive), blerja e Moratas nga Juvja është një operacion shumë i komplikuar për momentin.

Këmbëngulja e Andrea Pirlos, trajnerit të ri të bardhezinjve, për të pasur në dispozicion numrin 9 të “Los Colchoneros” ka qenë thelbësore në përpilimin e ofertës, që gjithsesi mbetet e pamjaftueshme për drejtuesit e Atleticos.

Nëse nuk do të ketë një kthesë të papritur të ngjarjeve, Morata do të luajë sezonin e tij të tretë si bardhekuq (i dyti nga fillimi).

Komento: