Juventus me ofertë të ‘çmendur’ për Pogban

15:20 | 20 Shkurt 2020

Juventus nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Paul Pogba.

Klubi po mendon seriozisht për ta rikthyer ish-lojtarin e tij.

Francezi nuk po kalon momente të mira me skuadrën e Manchester United dhe largimi i tij nga ‘Old Trafford’ është pothuajse i pashmangshëm.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari sportiv italian, Nicolo Schira, ‘Zonja e Vjetër’ është gati të ofrojë Aaron Ramseyn dhe një shifër prej 45-50 milionë funteve për shërbimet e lojtarit, i cili duket se nuk do të ketë të ardhme nën urdhërat e Ole Gunnar Solskjaer.

Marrë parasysh edhe krisjen e raporteve në mes të agjentit të francezit dhe klubit anglez, gjasat për një largim të mundshëm të 26-vjeçarit sa vijnë e shtohen.

Për United nuk do të konsiderohej humbje një largim i tillë, duke marrë parasysh edhe këmbimin që do të marrin.

Komento: