Juventus merr këtë vendim për De Ligt

22:27 | 14 Nëntor 2021

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt do të ketë një klauzolë aktive lirimi në fund të sezonit aktual.

Kjo vjen nga Corriere dello Sport, i cili pretendon se e ardhmja e De Ligt në Juve është e pasigurt dhe klauzola e tij e lirimit prej 125 deri në 140 milionë euro do të bëhet aktive verën e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Bianconerët dhe Mino Raiola do të vendosen së shpejti në tryezë për të folur për të ardhmen e lojtarit.

Drejtuesit e Juventusit nuk e konsiderojnë atë të shitet gjatë verës, por nuk ka mungesë të interesit për lojtarin dhe e ardhmja e holandezit ende nuk është vendosur./ORAinfo/

Komento: