Juventus merr këtë vendim për Dybalan

19:26 | 26 Nëntor 2020

Juventusi po mendon ta shpërblejë Dybalan.

Juventus ka kontaktuar përfaqësuesit e Paulo Dybalas për t’u takuar në lidhje me një zgjatje të mundshme të kontratës për sulmuesin argjentinas.

Dybala është kritikuar shumë për fillimin e tij të dobët të sezonit, por lojtari më i mirë i sezonit 2019/20 në Serie A është afër rinovimit të kontratës me zonjën e vjetër, raporton Gazeta Express.

Ndërsa për argjentinasin kanë shfaqur interesim disa skuadra të njohura si Real Madrid, Manchester United dhe PSG.

Bianconerët kanë planifikuar një takim me Jorge Antun dhe presin që të dy palët të diskutojnë kontratën e re gjatë muajit të fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit.

Por, Dybala kërkon më shumë para sesa Juventus është i gatshëm t’i ofrojë.

Marrëveshja aktuale e Dybala skadon më 30 qershor të vitit 2022. 27-vjeçari u transferua nga Palermo te Juve në korrik të 2015 dhe që atëherë ka luajtur 236 ndeshje për zonjën e vjetër, duke kontribuar 96 gola dhe 38 asistime.

Komento: