Juventus merr lajmin e keq para ndeshjes në fundjavë kundër Napolit

22:01 | 09 Shtator 2021

Juventusi ka njoftuar se Federico Chiesa nuk ka pësuar një dëmtim të rëndë, por nuk do të thirret për udhëtimin në Napoli këtë fundjavë.

Anësori i Bianconerëve kreu teste të reja në Continassa këtë mëngjes të cilat përjashtuan dëmtimet, por italiani nuk do të udhëtojë në Napoli,përcjell ORAinfo.

Federico Chiesa, sipas Sky Sport Italia, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri për ndeshjen e planifikuar për të Shtunën në Stadio Diego Maradona.

Provat që lojtari iu nënshtrua në J Medical përjashtoi çdo dëmtim të muskujve, por Chiesa nuk do të rrezikohet kundër Partenopei, por duhet të kthehet kundër Malmö FF në Ligën e Kampionëve./ORAinfo/

Komento: