Juventus merr lajmin e madh nga Chelsea

16:00 | 24 Maj 2019

Chelsea nuk do të bllokojë daljen e menaxherit Maurizio Sarri nëse ai dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, edhe pse ata do të informojnë Juventusin se do të kërkojnë një pagesë prej 5 milionë funta për ta liruar atë nga kontrata e tij.

Hierarkia Blues kuptohet se dëshiron një trajner ii cili është i pasionuar për të punuar në Londër për t’i udhëhequr ata në sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Publikish ish-trajneri i Napolit ka insistuar se ai mbetet i angazhuar në garën e Stamford Bridge, por privatisht ka dyshime brenda dhomës së Chelsea andaj një largim është i mundshëm./ORAinfo/

Komento: