Emre Can është rikthyer te Juventus, pas më shumë se pesë jave jashtë fushës.
Emre Can i ishte nënshtruar një operacioni muajin e kaluar, mirëpo ai është i gatshëm që të rikthehet te ‘Zonja e Vjetër’, përcjell lajmi.
Mesfushori gjerman u rikthye në fushë në miqësoren ndaj Chisola, duke arritur të shënoi edhe gol.
Juventus do të përballet nesër (e premte) me Interin, ndërsa Maxi Allegri me gjasë do ta ftoj Emre Canin.