Juventus merr lajmin e madh para ndeshjes me Milanin

17:53 | 03 Prill 2019

Juventus dhe Milan do të takohen këtë vikend në kuadër të xhiros së 31-të të Serie A.

Në këtë ndeshje Juventusit pritet t’i kthehen në ekip Douglas Costa dhe Khedira, raporton Tuttosport, përcjell ORAinfo.

Gazeta njofton se të dy lojtarët do të jenë në dispozicion për të luajtur kundër Rossonerëve këtë fundjavë.

Douglas Costa ishte jashtë fushës që nga 2 shkurti në dy lëndime të ndryshme të muskujve, ndërsa Sami Khedira iu nënshtrua një operacioni në zemër më 20 shkurt dhe u kthye në trajnime me pjesën tjetër të ekipit javën e kaluar.

Derisa ‘Zonja e Vjetër’ ka marrë një lajm të mirë, në nënë tjetër, Milan ndaj Juventusit do të luaj me disa mungesa të mëdha në mesin e tyre pa Gigio Donnarumma dhe Lucas Paqueta. /ORAinfo/

Komento: