Juventus merr lajmin shokues para ndeshjes me Atletico Madridin

12:19 | 17 Shtator 2019

Sot rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve.

Juventus nuk do të jetë i kompletuar për ndeshjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Bianconerët” kanë pësuar lëndime të disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës në ndeshjen e fundit në Serie A ndaj Fiorentinës.

Douglas Costa, Miralem Pjanic dhe Danilo e braktisën takimin para kohës.

Por, klubi kampion nga Serie A ka njoftuar se një mungesë e konfirmuar ndaj Atletico Madridit është braziliani, përcjell lajmi. Pjanic ka stërvitur dje pjesërisht ndaras me skuadrën dhe pritet të rikuperohet, njësoj sikurse Danilo.

Por, Costa do të jetë mungesa e madhe te Juventus së bashku me kapitenin Giorgio Chiellini.

Komento: