Juventusi arrin fitore të vështirë në Verona, merr pozitën e tretë.
Juventusi ka fituar me rezultat të ngushtë kundër Veronës në stadiumin Marc’Antonio Bentegodi. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Moise Kean në minutën e 60-të të ndeshjes. Kjo fitore e dërgon Juventusin në vendin e tretë të Serie A, një pikë më shumë se Lazio që sonte luan kundër Monzas
Juventusi ka marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, duke e mposhtur si mysafirë skuadrën e Veronas.
Pjesa e parë kaloi pa shumë raste, me skuadrat që shkuan në zhveshtore me rezultat 0-0.
Pjesa e dytë ishte me gjallë dhe rasti i parë u shënua në minutën e 49 me anë të Pawel Dawidowicz të Veronës që mori një top të mirë pas krosimit nga goditja e lirë, por që goditja e tij kaloi shumë afër shtyllës së djathtë të Juventusit.
Goli për bardhezinjtë do të vinte në minutën e 60-të. Andre Rabiot pasoi për Moise Kean i cili goditi fuqishëm për ta zhbllokuar epërsinë.
Në minutën e 76-të Verona besonte që e fitoi një penallti pasi që u dyshua për faul dhe prekje me dorë në zonë, por Marco Di Ballo, gjyqtari i ndeshjes pasi shikoi VAR vërtetoi që nuk kishte pasur kontakt.
Për penallti për Veronën u besua edhe në minutën e 84-të por prapë ishte VAR ai që vërtetoi se nuk kishte faul në zonë dhe nuk kishte penallti.
Alex Sandro u ndëshkua në fund të ndeshjes me të kuq pasi që ndërhyri në lojtarin e fundit, ndërkaq Verona nuk ishte në gjendje që të barazoi rezultatin në pesë minutat shtesë të ndeshjes.
Fitorja e dërgon Juventusin në vendin e tretë me 28 pikë, dy pikë më pak se AC Milan dhe një pikë më pak se Lazio e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.