Juventus merr vendim final për të ardhmën e Pogbas!

13:56 | 25 May 2023

Menaxherja e Paul Pogbas ka thënë se mesfushori ende ka shumë për të dhënë për skuadrën nga Torino, pavarësisht se ai në edicionin e parë pas rikthimit ka pasur telashe me shumë lëndime.

Francezi ka luajtur në vetëm gjashtë ndeshje për Juventusin.

Lëndimi i fundit erdhi vetëm pas vetëm 24 minutave, në duelin kundër Cremoneses më herët gjatë këtij muaji.

“Mentaliteti i tij i fortë është i jashtëzakonshëm, është magjik”, ka thënë menaxherja Rafaela Pimenta.

“Ai ka aftësi të çmendura për t’u kthyer nga telashet. E bën në mënyrë të pamundur. Çdoherë që ngrihet në këmbë ecën para dhe nuk shikon prapa më. Ai gjithmonë më thotë se ende ka shumë punë për të bërë te Juventusi”, është shprehur ajo.

Komento: