Juventus merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Allegrit

17:27 | 07 June 2023

‘Nuk ka qenë asnjëherë në dyshim’ – drejtori i Juves konfirmon qëndrimin e Allegrit.

Drejtori gjeneral i Juventusit, Maurizio Scanavino, ka konfirmuar se Massimiliano Allegri do të mbetet trajner përkundër se klubi nuk i arriti objektivat këtë sezon.

Zonja e Vjetër e përfundoi në mënyrë jo të mirë edicionin 2022/2023, sidomos pas heqjes së 10 pikëve për shkak të përfshirjes së klubit në parregullsi financiare.

Është sezoni i dytë radhazi pa trofe i Bianconerëve që kësaj radhe përfunduan në vend të shtatë dhe nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, klubi ka vendosur ta mbajë Allegrin dhe kjo tashmë është konfirmuar nga Scanavino.

“Allegri nuk ka qenë asnjëherë në dyshim. Ka një diskutim të të gjithë skenarëve të të ardhmes dhe të tregut të transferimeve me të. Ne kemi takime dhe kontakte të përditshme me Allegrin dhe kështu filluam ta përballojmë këtë stuhi”.

“Ka pasur momente konfrontimesh, ndonjëherë edhe tensione, por marrëdhënia jonë është konsoliduar shumë shpejt”, është shprehur drejtori për Sky Sport.

Komento: