Juventusi i ofron kontratë të re Dybalas.
Juventusi është i vendosur që t’i ofrojë Paulo Dybalas një marrëveshje të re.
Edhe pse sulmuesi argjentinas ka disa afate që lidhet me një largim nga Zonja e Vjetër, duket që as në këtë verë një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Calciomercato raporton se kampioni nga Serie A dëshiron të blindojë La Joyan, duke i ofruar një kontratë disa vjeçare.
Thuhet se të dyja palët tashmë janë pajtuar që të nënshkruajnë marrëveshjen e re dhe është çështje ditësh kur një gjë e tillë do të ndodhë.
Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në vitin 2022, por me të rejën ai do jetë në klubin torinez deri në vitin 2025, me opsion të zgjatet edhe për dy sezone të tjera.
Më këtë kontratë argjentinasi do të jetë në Juventusi deri në moshën 33 vjeçare, e që do të bënte që lojtari të fokusohej edhe më shumë në objektivat e klubit.