Juventus dhe Milan do të takohen sonte nga ora 18:30 në finale e Superkupës së Italisë.
Në King Abdullah Stadium (Jeddah) të dy ekipet do të mundohen të bëjnë më të mirën e tyre në mënyrë që ta shtojnë edhe një trofe në sirtarin e tyre, shkruan GazetaBlic.
Mediat italiane kanë vënë në pah edhe emrat e lojtarëve që sonte mund ta nisin ndeshja si pjesë e formacionit bazë.
Më poshtë i keni formacionet e mundshme të dy ekipeve finaliste, derisa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.
Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; D. Costa, Dybala, Ronaldo
Milan: Donnarumma; Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Paquetà; Castillejo, Higuain, Calhanoglu