Juventus-Milan do të luhet pa tifozë?

16:57 | 02 Mars 2020

Derbi mes Juves dhe Milanti mund të luhet pa tifozë.

Për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit, derbi mes Juventusit dhe Milanit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, mund të luhet pa tifozë.

Sipas mediave në Itali, sonte do të vendoset gjithçka nëse ‘Allianz Stadium’ do t’i mbyllë dyert për tifozët të mërkurën mbrëma.

Për shkak të koronavirusit, ndeshja mes Juves dhe Interit, e paraparë të zhvillohet të dielën u shty, ashtu si edhe shumë sfida tjera.

Komento: