Juventus mposht lehtësishtë Lazion

23:19 | 13 Nëntor 2022

Juventusi mposht me rezultat bindës Lazion, vazhdon ngjitja e Biankonerëve në tabelën e Serie A-së.

Juventusi ka fituar 3-0 ndaj Lazio në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi mirë ndeshjen, duke krijuar shanse për gol, por një i tillë ariti vonë në 45 minutat e parë.

Ishte minuta e 43-të e takimit, kur Adrien Rabiot asistoi te Moise Kean, që realizoi për 1-0.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, duke bërë që dy skuadrat të shkonin në pushimin mes pjesëve.

45 minutat e dytë nisën vrullshëm për Juventusin, pasi Kean shënoi të dytin personal dhe të dytin për skuadrën e tij në minutën e 54-të.

Torinezët nuk u ndalën me kaq dhe ia dolën të shënonin edhe golin e tretë, tani me anë të Arkadiusz Milik, që shënoi në minutën e 90-të, me asistimin e Federico Chiesas.

Pas javës së 15-të, Juventusi është ngjitur në vendin e tretë me 31 pikë, dhjetë më pask se lideri Napoli, ndërsa në xhiron e 16-të do kenë punë me Cremonesen.

Komento: