UEFA mund ta përjashtojë Juven nga garat evropiane në qershor.
Nuk është mbyllur plotësisht mbrëmë rasti i lidhur me çështjen e fitimeve kapitale për Juventusin.
Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, UEFA po vazhdon t’i çojë përpara hetimet e saj dhe vendimi pritet të merret në muajin qershor, përcjell “Gazeta Express”.
Me mungesën e hapur sportive të drejtuesve juventinë, ekziston një artikull i rregullave evropiane që ia pamundëson një klubi të përfshirë në këtë rast, për të marrë pjesë në garat kontinentale.
Ndër të tjera, edhe dënimet për shkeljen e “Fair-Play” financiar mund të dërgojnë deri tek përjashtimi.
Ta imagjinojmë një Juventus jashtë garave evropiane nuk është e vështirë.
Për këtë, është mjaft e rëndësishme që “Bianconeri” të kualifikohen në një garë evropiane këtë vit, qoftë kjo në Ligën e Konferencës, në mënyrë që të suspendohen prej aty dhe pas një viti ta kenë të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, nëse arrijnë të kualifikohen përmes ligës italiane, duke përfunduar në Top 4.