Synimi i Juventusit këtë verë është transferimi i sulmuesit të Wolverhamptoni Raul Jimenezit.
Mediumi spanjoll “AS” shkruan se klubi anglez i kërkon hiç më pak se 100 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.
Klubet e ndryshme evropiane kanë shprehur interesim për përfaqësuesin meksikan.
Ai po e kalon një sezon të mrekullueshëm në Premierligë.
Interesim për futbollistin kanë shfaqur klubet si Juventus, Manchester United, Arsenal dhe Real Madrid.
Por, vështirë se ndonjëri prej këtyre klubeve do të ishte i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për Jimenezin.
Mbetet të shihet nëse ‘Zonja e Vjetër’ do të shpenzoj kaq para për sulmuesin meksikan.