
Gjiganti Italian, Juventusi synon transferimin e super sulmuesit Brazilian, Jesus.
Te skuadra e Juventusit po mendojnë ta transferojnë sulmuesin e Manchester Cityt, brazilianin Gabriel Jesus.
“Gazzetta dello Sport”, ka shkruar të hënën se Juventusi e sheh Jesusin si pasardhës të denjtë të Cristiano Ronaldos.

Kështu që, në rast se Ronaldo do të largohet nga Juventusi, atëherë ekipi italian me të gjitha forcat do të hidhet në sulm për ta transferuar Jesusin.
Braziliani 24-vjeçar mund të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, pasi ekipi anglez po insiston në transferimin e Harry Kanet.
Jesus ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 kurse në sezonin e fundit, ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar katër herë në 42 paraqitje në të gjitha garat. Jesus është pjesë e Cityt prej janarit të vitit 2017.