Juventus në ethe, çka pritet të ndodh të hënën?

10:42 | 20 May 2023

Juventusi pret vendimin e ri të hënën

Federata e Futbollit të Italisë tha të premten, Juventusi do të duhet të përballet me një gjyq sportiv për parregullsi të supozuara në pagesat e klubit për lojtarët, si dhe marrëdhënie të paligjshme me agjentët e lojtarëve dhe klube të tjera.

Procesi i ri gjyqësor, qw mund të kushtojë dënime të mëtejshme sportive, duke përfshirë më shumë zbritje pikësh, i shtohet një më vete me të cilën po përballet tashmë klubi nga Torino, për të cilin pritet një vendim i ri të hënën.

Si pjesë e çështjes në vazhdim, përqendruar në marrëveshjet e transferimit të klubit, Juventusit iu dha një dënim prej 15 pikësh në janar, i cili më vonë u anulua nga organi më i lartë sportiv i Italisë duke urdhëruar autoritetet e futbollit të zhvillojnë një seancë të re.

Me tre ndeshje të mbetura për të luajtur këtë sezon, Juventusi është i dyti në Serie A me 69 pikë, pas kampionit Napoli. Çdo zbritje pikësh mund ta shtyjë Juven, klubin më të suksesshëm të Italisë, jashtë vendeve për garat evropiane.

Klubi është përfshirë në polemika prej disa muajsh, me Bordin e Garancive të Sporteve të Italisë që më parë vendosi që ish-kryetari i Juventusit, Andrea Agnelli të ndalohej të mbajë poste në futbollin italian për 24 muaj.

Gjithashtu vendosi një ndalim prej 30 muajsh për ish-drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, i cili u largua nga roli i drejtorit menaxhues të futbollit në klubin e Premier League Tottenham.

Juventusi kërcënohet gjithashtu nga sanksionet e Fair Play Financiar të UEFA-s. Në shtator të vitit 2022, Juventusi u gjobit me 3.1 milionë funte për shkelje të rregullave të FFP-së dhe ata ranë dakord me kushte të ndryshme për të shmangur pagesën e 17.3 milionë funte të tjera.

FIGC tha të premten se skuadrat e tjera me të cilat Juventus dyshohet se kishin marrëdhënie janë Sampdoria, Atalanta, Sassuolo, Udinese, Bologna dhe Cagliari, por shtoi se ato janë ende duke u hetuar.

Në fushë, klubi u eliminua nga Europa League në fazën gjysmëfinale të enjten pas një disfate totale nga Sevilla.

Komento: