Juventus në festë, këtë ditë prezantohet Maurizio Sarri

09:27 | 18 Qershor 2019

Maurizio Sarri do ta marrë drejtimin e Juventusit nga sezoni i ri.

E mediat në Itali kanë zbuluar se Juventus ka paguar 1 milionë euro për të liruar Sarrin nga Chelsea, pavarësisht se klauzola e largimit ishte 6 milionë euro.

Si Sarri ashtu edhe Chelsea donin ta ndërprisnin bashkëpunimin, prandaj bisedimet u bënë më të lehta në një moment, duke i lejuar atij të shkonte tek ‘Zonja e Vjetër’.

Rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshje luajti dëshira e 60-vjeçarit për t’iu bashkuar kampionëve në fuqi të Italisë.

Të mërkurën pritet që Sarri të prezantohet para gazetarëve, si trajner i ri i Juventusit. /ORAinfo/

Komento: