Juventus në garë për Pogban, sakrifikon dy lojtarë për të

09:33 | 26 Maj 2019

Paul Pogba duket se është synimi i radhës i skuadrës së Juventusit.

Mesfushori francez është rrugës për t’u kthyer në Serie A, me Juventusin që ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.

‘Daily Express’ pretendon se Juventus janë të gatshëm të dhurojnë dy lojtarë për të rikthyer Pogban në skuadër, përcjell lajmi.

Kampiontë e Italisë do t’i ofrojnë Manchester Unitedit si shkëmbim Paulo Dybalan dhe Alex Sandron, për t’i bindur për të hequr dorë nga Pogba.

Për kampionin e botës me Francën ka interesim edhe nga Spanja, konkretisht skuadra e Real Madridit.

Komento: