Juventus në krizë, mposhtet në shtëpi nga Monza

17:10 | 29 January 2023

Nuk këndellet Juventusi, mposhtet në shtëpi nga Monza.

Monza e ka befasuar Juventusin në kuadër të javës së 20-të të Serie A, pasi e mposhti 2-0 në “Allianz Stadium”.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Gianluca Caprarit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Mirëpo, Monza nuk u dëshpëruar dhe ia doli ta shënonte golin e rregullt të epërsisë në minutën e 18-të me anë të Patrick Ciurria, që u asistua prej Jose Machin.

Mysafirët vazhduan me lojë të mirë, duke e shënuar edhe të dytin, tani nëpërmjet Dany Motas (39’), ndërsa Carlso Augusto ishte asistuesi.

Në 45 minutat e dytë pati një angazhim më të madh nga Juventusi, por u munguan golat.

Në minutën e 60-të, Adrien Rabiot nuk ia doli të mposhte Michele Di Gregorion, që bëri një pritje bravuroze nga afërsia.

Dy minuta më vonë, Arkadiusz Milik po ashtu nuk arriti të shënonte nga afërsia, pasi portieri i Monzas ishte vendimtar, duke e çuar topin në korner.

Ishte minuta e 79-të e takimit kur u mendua se Juventusi ka shënuar, por Gelson Bremer ishte në pozicion jashtë loje.

Pas javës së 20-të, Juventusi ka rënë në vendin e 13-të me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 21-të do të kenë punë me Salernitanan.

Komento: