Juventus nuk dorëzohet, e do me çdo kusht këtë lojtar

14:17 | 26 Qershor 2021

Juventus vazhdon përpjekjet për transferimin e Locatellit.

Gjiganti italian Juventus është e interesuar për transferimin e Manuel Locatelli.

Sipas ‘Tuttosport’, drejtuesit e Juventusit po përpiqen të përfundojnë nënshkrimin e Locatellit.

Ylli i Italisë dëshiron të bashkohet me “Zonjën e Vjetër” ku mund të luajë me disa nga shokët e tij të Kombëtares ‘Azzure’.

‘Bianconerët’, janë të gatshëm të ofrojnë para plus ndonjë futbollist në marrëveshje për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Përveç Locatellit, Juve po synon edhe transferimin e sulmuesit të Fiorentinas Dusan Vlahovic.

Komento: