Juventus nuk e kryen detyrën, Atalanta i sjell “telashe” Milanit

22:41 | 19 Maj 2019

Juve nuk arriti fitore sonte.

Në një atmosferë të bukur në Torino, të mbushur me gëzim por dhe me lot, Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Atalantës.

Skuadra torineze i dha lamtumirën për herë të fundit mbrojtësit Barzagli që do të mbyllë karrierën, si dhe trajnerit Allegri që nuk do të jetë më në krye të ekipit në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Gasperinit do të ishte e para që do të kalonte në avantazh. Në minutën e 33-të pas zhvillimeve të një goditje nga këndi, Ilicic është në vendin dhe në kohën e duhur për ta shtyrë “sferën” në rrjetë.

Reagimi i Juventusit nuk do të mungonte, por goli do të vinte vetëm 10 mknuta nga fundi me Mandzukic, pas një prekje të bukur që kaloi poshtë këmbëve të Gollinit. Pas këtij barazimi, Atalanta ngjitet në vendin e tretë me 66 pikë.

Komento: