Paris Saint-Germain, vazhdon të bëjë presion për ta transferuar Mattia De Sciglio.
Skuadra franceze e ka identifikuar mbrojtësin e Juventusit si një përforcim i mundshëm në janar, duke kërkuar të forcojë mbrojtjen e tyre përpara gjysmës së dytë të sezonit,përcjell ORAinfo.
Sidoqoftë, siç raportohet nga France Football, Bianconerët nuk kanë ndërmend të shesin ish-lojtarin e AC Milan dhe gjithashtu kanë refuzuar një propozim shkëmbimi që përfshin Thomas Meunier.
Prandaj, PSG është detyruar të shikojë alternativa, duke identifikuar Youcef Atal të Nice./ORAinfo/