Juventus janë të vendosur ta bindin mesfushorin brazilian të largohet nga Barcelona.
Juventusi është i vendosur për ta bindur Arthur Melon të largohet nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Mesfushori brazilian ka thënë se është i lidhur ngushtë me Barcelonën.
Mirëpo, “Bianconeri” e shohin atë si zëvendësues ideal të Miralem Pjanicit, i cili mund të përfundojë pikërisht në “Camp Nou”.
Tash, kampioni aktual italian po mundohet ta bindë 23 vjeçarin që të përfundojë në “Allianz Stadium”.