Juventus nuk ndalet, po e transferon yllin e madh

17:50 | 23 Qershor 2019

Juventusi nuk ka të ndalur.

Christian Eriksen është në dyshim për të ardhmen e tij.

Sikurse raportn Daily Mirror, danezi mund të bashkohet me skuadrën e Juventusit në Serie A. Një tjetër mundësi për të është edhe qendrimi në Premier League, por me skuadrën e Manchester United.

Gjithashtu, një tjetër “pistë” për të është edhe Real Madridi, që prej kohësh është i interesuar për mesfushroin, i cili në Santiago Bernabeu mund të jetë pasardhësi ideal i Luka Modriç. Megjithatë, të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme të merkatos.

Ka qenë vet lojtari, i cili pak a shumë e ka bërë të ditur që dëshiron të largohet nga Tottenham, për të parë një tjetër mundësi me një ekip të ri, duke bërë një hap përpara në karrierën e tij.

Komento: