Romelo Lukakun mund të përfundojë në Juventus, ani pse u kërkua shumë nga Antonio Conte i Interit.
Trajneri i “zikaltërve” ja ka shprehur dhe drejtuesve, dëshirën për ta pasur në skuadër sulmuesin belg.
Por në momentin e fundit gjërat kanë ndryshuar, dhe Conte rrezikon të mbetet pa lojtarin e preferuar.
‘Djajtë e Kuq’ i kanë vendosur lojtarit një çmim prej 85 milionë euro, një shumë e vështirë për tu arritut nga klubi interit.
Dhe këtë mund ta shfrytëzojë Juventus, që për Lukakun, janë gati të sakrifikojnë Paulo Dybalan.
United e ka kërkuar prej koshash lojtarin argjentinas dhe sipas asaj që raporton “Sky Sport” Juventus do t’i ofrojë Manchester Unitedit shërbimet e Dybala, në këmbim të Lukakut.