Juventus ofron Dybalan dhe Sandron për yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventus ofron Dybalan dhe Sandron për yllin e madh

15:09 | 26 Maj 2019

Paul Pogba po vazhdon të jetë shumë i dëshirueshëm nga shumë skuadra evropiane.

Kampioni i Italisë, Juventusi është duke kërkuar me ngulm rikthimin e mesfushorit francez. Juventusi është duke insistuar të fitojë garën me Real Madridin për transferimin e Pogbas.

Juve i ka ofruar Manchester Unitedit dyshen Paulo Dybala e Alex Sandro në shkëmbim të Pogbas, bën të ditur “The Express” të dielën. Real Madridit do t’i duhet të shes Gareth Balen për të krijuar hapsirë për transferimin e Pogbas, transmeton Koha Ditore.

Kështu që krerët e Juventusit po mendojnë të veprojnë shpejt për të rrëmbyer Pogban. Pogba kishte qenë lojtar i Juventusit nga viti 2012 deri më 2016.

Te Manchester Unitedi u transferua pikërisht nga Juventusi në verën e vitit 2016, për një shumë rekorde atëbotë prej 105 milionë euro.

Komento: