Juventus – Parma, befasi në formacionet zyrtare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventus – Parma, befasi në formacionet zyrtare

19:48 | 02 Shkurt 2019

Një super-ndeshje na pret sonte në Seria A.

Juventusi dhe Parma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Parmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Serie A, e cila zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:30.

Skuadra e Massimiliano Allegrit nuk di për humbje këtë sezon në kampionat, por eliminimi nga kupa nga Atalanta ka bërë që Juve të synojë rikthimin te fitoret në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, Parma ka formë të luhatshme në ndeshjet e fundit në kampionat dhe do të ishin shumë të kënaqur nesër arrijnë të marrin një pikë nga ky udhëtim.

Të dy skuadrat kanë shumë mungesa shkaku i lëndimeve, por trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te vendasit debuton Martin Caceres.

Juventus: Perin; Cancelo, Caceres, Rugani, Spinazzola; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Mandzukic, Ronaldo

Parma: Sepe; Iacoponi, Bruno Alves, Bastoni, Gagliolo; Scozzarella, Kucka, Barilla; Gervinho, Inglese, Biabiany

Komento: