Juventus po e konsideron blerjen e Mandragoras së Udineses
Juventus mund të rikthej sërish në skuadër mesfushorin Rolando Mandragora.
Sky Sport raporton që kampionët e Serie A kanë një mundësi për të blerë sërish mesfushorin nga Udinese, të cilin e larguan nga skuadra në vitin 2018.
Raportohet se rikthimi i Mandragora mund t’i kushtojë Juventusit deri në 26 milionë euro, përcjell lajmi.
Por, për ta bërë këtë Juventus duhet të veprojë shpejtë, pasi klauzola e tij përfundon në fund të gushtit.
23 vjeçari Mandragora, në fanellën e Udineses është paraqitur 60 herë, duke shënuar edhe tri gola.