Juventus po e transferon yllin e madh

19:33 | 17 Maj 2022

GOAL konfirmon se Paul Pogba ka marrë një ofertë për kontratë trevjeçare nga Juventusi me një pagë prej 7.5 milionë euro në vit.

Pogba ka propozuar një marrëveshje me vlerë 11 milionë euro në vit, megjithëse ai ende po shqyrton ofertën e ish-klubit të tij, përcjell ORAinfo.

Një rikthim në Torino duket të jetë destinacioni më i mundshëm i Pogbas, veçanërisht duke pasur parasysh se ai do të rikthehej duke luajtur nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, me të cilin kishte një marrëdhënie të shkëlqyer përpara se të largohej për në Manchester United./ORAinfo/

Komento: