Juventus po e transferon yllin e Serie A për 50 milionë euro

16:40 | 18 August 2023

Marrëveshja është arritur, Juventus transferon yllin e Serie A për 50 milionë euro.

Giuntoli ka gati dhuratën për Juventusin.

Kursi i ri i Juventusit nis nga Cristiano Giuntoli. Ish-drejtori sportiv i Napolit mori të njëjtin post në Torino, me synimin për të gjetur kampionë të tjerë dhe sjellë të ardhura në buxhetin e bardhezinjve. Ai nënshkroi një kontratë 5-vjeçare.

Pas tetë viteve të kaluara në Napoli, të cilat përfunduan me titullin historik të fituar sezonin e kaluar, Giuntoli ndërmerr një aventurë të re në karrierën e tij. Tani për Giuntoli, i lindur në Firence, ish-mbrojtës i Serie D dhe Serie C, është përpara një sfidë e re, ndoshta më e madhja e karrierës së tij: rikthimi i Juventusit në krye të Italisë. Pastaj, edhe në Europë.

Sipas Calcio Mercato, dhurata e parë e Giuntolit për tifozët bardhezi duket se do të jetë mesfushori i Atalantës, Teun Koopmeiners.

Mesfushori holandez shkëlqeu me Atalantën sezonin e shkuar duke realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 35 ndeshje të luajtura.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus ka arritur marrëveshje me Koopmeiners dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshja me Atalantën.

Atalanta kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë holandezin, shifër të cilën Zonja e Vjetër është e gatshme ta paguaj.

Komento: